• 27-09-2021

VMRO-DPMNE: Zaevi u tërhoq nga emri, tani e shet edhe mbiemrin

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka vazhduar me akuzat ndaj Zoran Zaevit dhe qeverisë në lidhje me kontestin me Bullgarinë.

Nga kjo parti thonë se Zaevi ka hequr dorë nga emri i shtetit, ndrësa tani sipas tyre, e shet edhe mbiemrin maqedonas.

“Zaevi që e shiti emrin dhe pohonte se identiteti, gjuha dhe historia janë të ruajtura, para dy ditësh tha se në negociatat me Bullgarinë e ka vendosur edhe identitetin. Zoran Zaev në mënyrë sistematike e shkatërron shtetin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata më tej shtojnë se dëmet që i ka shkaktuar Zaevi janë tradhti dhe për këtë thonë se do të ketë përgjegjësi.

Read Previous

“Shteti nuk duhet t’i financojë partitë politike”

Read Next

BE ka një lajm të keq për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

%d bloggers like this: