ZAEV: NUK KA ASGJË TË JASHTËLIGJSHME ME VAKSINAT KINEZE

“LA VERITA”: NDËRMJETËSUES NJË FIRMË FANTOME NGA HONG KONGU

Kryeministri Zoran Zaev ka mohuar se gjatë procesit për furnizim me vaksina nga Kina ka patur veprime të jashtëligjshme. Kjo deklaratë e Kryeministrit Zaev vjen pas shkrimeve të gazetës italiane “La Verita” se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndërmjetësuar në bisedimet me kompaninë kineze “Sinofarm” përmes një firme fantome nga Hong Kongu dhe se ka qenë kjo arsyeja, sipas gazetës, që Kina të mos I jep vaksinat.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Drejtpërdrejtë me “Sinofarmin” nuk mund të kishim kontakte dhe dhamë porosi përmes kompanive private që MPJ-ja nuk I konfirmoi dhe për këtë shkak avansi ishte tërhequr. Tani presim që porositë të vijnë përmes MPJ-së së Kinës dhe Ambasadës kineze”

Në vend të vaksinave kanë menduar për krimin – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke përmendur se për furnizimin e vskinave nga Kina është zgjedhur një firmë fantome nga Hong Kongu.
NAUM STOILKOVSKI – ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-së
“Për këtë shkak Kina ka kthyer avansin, për këtë shkak Maqedonia sot nuk ka vaksina. Ky është edhe një skandal ndërkombëtar dhe zhytje e Maqedonisë në krime dhe korrupsion. Njerëzit vdesin cdo ditë ata zgjedhin firmë fantome. Në vend të vaksinave mendohet për profite”
Gazeta italiane “La Verita” shkruan se аrsyeja për kthimin e avansit për vaksinat e kompanisë kineze “Sinofarm” është bërë për shkak se marrëveshja duhej të zhvillohej përmes një firme-fantome me seli në Hong Kong.

Advertisement

“La Verita’ shkruan se posedon dy letra të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, prej të cilave, sipas gazetës, letra e parë dëshmon se ka dërguar kërkesë në kompaninë “Sinofarm” të Kinës më 25 Dhjetor 2020. Në letrën e dytë të 25 Janarit 2021, sic potencon “La Verita” Ministri shkruan se do ta lironte Kinën nga cfarë do përgjegjësie nga efektet negative të vaksinës. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like