Merko sot del në gjykatë, ja për çfarë akuzohet

Estimated read time 2 min read

Në bankën e të akuzuarëve sot do të ulet kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai është përgjegjës për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë blerjes së automjetit zyrtar luksoz “Audi A6” për gati 67 mijë euro. Pa miratimin paraprak të Planit Vjetor për Prokurim Publik nga këshilli komunal dhe në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe xhiro llogari të bllokuar, ai ka blerë 4 vetura, përfshirë edhe Audin për gati 67 mijë euro, thuhet në aktakuzë. Dosja ishte përgatitur në Shkup, por ajo më pas i është dorëzuar Gjykatës së Strugës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin juridiksioni ia kaloi gjykatës dhe prokurorisë së Strugës.

Advertisement

Një muaj më vonë, më 22 maj, kryetari i Strugës duhet të dalë sërish në gjykatë, por me akuzë tjetër. Ai do të përgjigjet për emërim të paligjshëm të një drejtori shkolle në Llabunishtë, i cili nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në sferën edukative. Merko është në listën e zezë të SHBA-së, jo vetëm për përfshirje në korrupsion, por edhe për ndikim në procese gjyqësore dhe të tjera.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like