Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të luftës në Kosovë, këto aktivitete do të mbahen sot

Estimated read time 1 min read

27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë e 617 persona konsiderohen të pagjetur ende.

Këta persona u zhdukën me dhunë nga forcat serbe në vitet 1998/99.

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën ” 27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të 27 prillit, Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, mbahen këto aktivitete:

Advertisement

Ora 10:00- Homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës (para Kuvendit të Republikës së Kosovës)

Ora 12:00- Arritja në Kompleksin Memorial në Mejë, (Mejë, Komuna e Gjakovës)

Ora 12:15- Vendosja e kurorës së përbashkët (Memoriali në Mejë)

Ora 12:20- Tubim përkujtimor në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë (Kompleksi Memorial në Mejë)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like