Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Estimated read time 2 min read

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, duke folur për shkakun se pse është bërë bashkë me Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, për të garuar bashkë me koalicion “Fronti Evropian”, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke qenë se me të njëjtit ka pasur “armiqësi” të madhe politike, ka thënë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, si dhe tendencat e maqedonaseve kundër shqiptarëve, kanë qenë momente vendimtare për ta bërë këtë lëvizje.

Këto komente, Thaci i ka bërë në një intervistë për televizionin “A”, të premten, derisa foli për njohjen me Ahmetin, dhe shkakun e përplasje të ashpra që ka pasur më të përgjatë viteve.

Advertisement

“Ali Ahmeti e njoh që nga viti 1982, në organizimin ilegal të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Dhe më pastaj, në vitin 2002, kur ata erdhën në pushtet, të cilin unë ua dorëzova në mënyrë demokratike, unë e mora rolin e rëndësishëm që të jem lider i opozitës”.

Sipas kreut të PDSH-së, “roli më i rëndësishëm i një shoqërie, i një kombi të ngritur është roli i opozitës”, prandaj edhe ka pasur këto akuza ndaj Ahmetit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like