Zaev: Investitorë nga Katari interesohen për Kodrën e Diellit

Kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e Portalb.mk zbuloi disa nga shtetet që aktualisht interesohen për blerjen e plotë apo të pjesshme të Kodrës së Diellit. “Bëhet fjalë për investitorë serioz nga Katari, Austria, Italia dhe Zvicra” tha ai. Ndërkaq, sipas tij, më e mira do të ishte që shteti të mos hiqte dorë tërësish nga kjo qendër turistike. Shoqëria civile apelojnë që investitori ardhshëm të zgjedhet me kujdes.

Se a do të privatizohet tërësisht apo pjesërisht Kodra e Diellit ende nuk dihet. Megjithatë, preferencat e kryeministrit Zaev janë që kjo qendër turistike jetë në partneritet me ndonjë investues privat, për shkak se siç potencoi ai, shteti nuk harxhon por vetëm fiton në këtë formë.


“Studimi i fizibilitetit na jep të drejtë të shkojmë me partneritet publiko privat por edhe me privatizim të plotë. Unë do ta kisha lënë shtetin të jetë partner. Në tentativat e parë mundohemi të shkojmë me partneritet publiko-privat, dhe shohim se ka interes, deri tani dhjetë kompani më të mëdha evropiane kanë shprehur interes, kjo na jep të drejtë që duhet të vazhdojmë me partneritet publiko-privat. Për shkak se për shtetin ngelet vlera e përhershme, nuk investojmë para të shtetit ndërkaq përfitimi është serioz” tha Zaev.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like