Shfrytëzuesit e gazit nga nesër do të marrin faktura më të ulëta

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit në mbledhjen e sotme solli vendim  me të cilin zvogëlohet  tarifa për gaz natyror mesatarisht për 6,16 për qind. Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2021.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit Marko Bislimovski ka potencuar se  përfitimin e  këtij vendimi  do ta ndjejnë  të gjithë shfrytëzuesit e gazit natyror fakturat e të cilëve nga 1 janari do të jenë më të ulëta.

Advertisement

“Në fund të vitit  nëj lajm i mirë është ajo që në mbledhjen  e sotme të fundit për vitin 2020 sollëm vendim për zvogëlim të tarifës  për bartje të gazit natyror mesatarisht  për  6,16 për qind.  Përfitimin nga ky vendim do ta ndjejnë të gjithë  shfrytëzuesit e gazit natyror  fakturat e të cilëve nga 1 janari do të jenë më të ulëta.  Arsye kyçe për shkak të të cilave  zvogëlohet tarifa  për bartje të gazit natyror janë sasitë e rritura të gazit natyror të cilat do të barten vitin e ardhshëm, si dhe ndikimi i çmimit të zvogëluar  importues të gazit natyror”, ka theksuar  Bislimovski.

Nga KRRE përkujtojnë se njëherë në vit sjellin vendim për tarifën e gazit natyror

Advertisement
Advertisement

You May Also Like