• 01-12-2021

Xhoshua-Pulev sot një spektakël boksi, ja në sa ora do të filloj

Entoni Xhoshua dhe Kubrat Pulev nesër mbrëma do të përballen ndërmjet veti në një ndeshje boksi të peshave të rënda.

Lufta është planifikuar të zhvillohet të shtunën (12 dhjetor pas orës 23:00) në Vembli Arena. Kjo ndeshje fillimisht ishte planifikuar të zhvillohet me 20 qershor, por pandemia me koronavirusin bëri që të shtyhet kjo përballje.

Meçi ndërmjet Xhoshuas dhe Pulev do të transmetohet drejtpërdrejt në Sky Sports Box Office. Kujtojmë që dy boksierët kanë diferencën në moshë, me Xhoshuan që është 31 vjeç dhe Pulev që ka 39-të. Britaniku ka zhvilluar deri më tani 24 meçe, ku ka 23 fitore dhe një humbje, ndërsa 21 prej tyre i ka mbyllur me nokaut. Në anën tjetër bullgari ka 29 meçe të zhvilluara, prej tyre 28 fitore dhe një humbje. Ai 14 meçe i ka mbyllur me nokaut.

Read Previous

Genc Prelvukaj përfundon në spital shkak i Covid 19

Read Next

Bogovina në zi, ndërron jetë doktori i njohur Dashmir Dervishi

%d bloggers like this: