Haradinaj: Haradinaj: Vuçiq ndihet i fortë sepse kemi Presidenten në detyrë të dobët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë”.
Në reagimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se Vuçiq ndihet i fortë sepse kemi një president të dobët në detyrë dhe një Qeveri të shkarkuar.
Postimi i tij i plotë:
Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë!
Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.
Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.
Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, këtë ushtri dhe Kosovën pretendoj t’i bëj pjesë të NATO-s!
Burimi: https://frontonline.net/haradinaj-vuciq-ndihet-i-forte-sepse-kemi-president-te-dobet-ne-detyre/?fbclid=IwAR2R7-w8q6wxHEBSkqbxZgRAgDl6XkGf-GWq7vTBBQ8BpZl6wSHDeMSse3Y

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like