XHAFERI TAKOHET ME ABAZOVIÇIN, FLASIN PËR MARRËDHËNIE RAJONALE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është takuar me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Xhaferi thotë se me Abazoviçin u pajtuan se të gjitha institucionet duhet të vazhdojnë angazhimin për themelimin e marrëdhënieve rajonale, kjo si bazë për një bashkëpunim ekonomik.

“Në takimin me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazović, u pajtuam se të gjitha institucionet duhet të vazhdojnë të angazhohen për thellimin e marrëdhënieve rajonale si bazë për një bashkëpunim ekonomik më intensiv dhe bashkëpunim partner më intensiv për ardhmëri të përbashkët euroatlantike të gjitha rajonit”, ka shkruar Xhaferi në “facebook”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like