Vulin për kërkesën e Tribunalit të Hagës: Ky është presion politik, ata duan ta përmbysin Vuçiqin!

Ministri i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin, duke folur lidhur me kërkesën e Tribunalit të Hagës për ekstradimin e Vjerica Radeta dhe Petar Jojiq, ka thënë se kjo është presion politik dhe një sulm ndaj Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Kosova Post. “Ata e dinë që sistemi ynë gjyqësor është shumë më i mirë se në shumicën e vendeve të rajonit dhe gjithashtu ata e din se sa ne i përmbahemi ligjit. Ky është presion politik. Kjo është një përpjekje për të sulmuar Vuçiqin. Në fund, ata duan ta shkatërrojnë atë dhe kjo përpjekje nuk është diçka vetëm e djeshme”, tha Vulin të dielën në mbrëmje në shfaqjen Hit Tweet në TV Pink.
Vulin shtoi se ai pret që presioni të rritet në nivelin më të lartë të mundshëm./Kosova Post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like