Vuçiç: Ndalimi i dinarit ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve!

Estimated read time 2 min read

vetëm faktin se ky vendim u miratua pa këshillime paraprake. Sepse në këtë moment keni njerëz, institucione, përfshirë edhe spitale të cilat veprojnë në një kuadër, duke marrë ndihmë financiare nga Serbia, dhe ato duhet të kenë kohë të mjaftueshme që të përgatiten”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer.

Departamenti amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se është thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për dinarin dhe bëri thirrje sërish që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë, i cili nuk është këshilluar paraprakisht. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca tha sot se dinari serb ka qenë gjithmonë i paligjshëm në vend dhe është keqpërdorur nga Serbia për financimin e strukturave paralele.

“Të cilat nuk është se kanë qenë vetëm mjekët edhe mësuesit por kanë qenë edhe persona që kanë kryer veprime ilegale shumë të rrezikshme të cilët e kanë cenuar sigurinë e shtetit tone”, tha zoti Konjufca.

Advertisement

Autoritetet në Prishtinë thanë se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje, por presidenti serb hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte njohje të pavarësisë së Kosovës që Serbia vazhdon ta kundërshtojë./voa

Advertisement
Advertisement

You May Also Like