Vrasja në Vushtrri – mësohet emri i viktimës

Estimated read time 1 min read

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vushtrrisë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të plagosur.

Burime të portalit lokal Veriu.info bëjnë të ditur se nga kjo ngjarje i vdekur ka mbetur Faton Zenuni kurse policia po vazhdon aksionin e kontrolleve nëpër shtëpitë e të dyshuarve.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti një prononcim për Veriu.info, ka treguar se vrasja ka ndodhur rreth orës 15:50 në Vushtrri.

Advertisement

“Rreth orës 15:50, është raportuar se nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka treguar se në lidhje me ngjarjen janë arretuar dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një armë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours