Ibishi: “Çfarë po mundohet t’u shet BDI qytetarëve?”

Si pasojë e prezentimit të platformës së gjelbërt nga BDI reagime të shumta nuk kanë munguar nga qytetarët. Së fundmi, mbi këtë çështje ka komentuar edhe Driton Ibishi nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka potencuar se një transformim i energjisë nga ajo fosile në atë të gjelbërt fillimisht do të shoqërohet me kosto të larta të cilën do ta bartin qytetarët.

Ndryshe, Driton Ibishi është në studime postdiplomike të nivelit master në fushën e ekonomisë pranë Universitetit të Freiburg-ut në Gjermani. Ai poashtu është i angazhuar politikisht në rolin e Zëdhënësit të Partisë Demokratike Shqiptare.

Postimi i plotë në Facebook:

“Rrena me e madhe qe tash BDI po mundohet t’ua shet qytetareve eshte se platforma ambientaliste do te rrite ekonomine. Hulumtimet akademike (kudo ne bote) theksojne se transformimi ne energji te gjelbert do te kete nje kosto shume te larte. Efekti i saj do t’iu bartet qytetareve përmes faturave më të larta të energjisë elektrike, tatimeve ose tatimeve në konsum (TVSH). Krejt kjo eshte ne dem te eficences ekonomike (per momentin) derisa kostoja e energjise se gjelbert te jete me e lire se ajo fosile.

Advertisement

Vende te reja pune do te hapen ne disa sektore per individe me aftesi (te kohes) digjitale dhe inxhinjerike, keto sigurisht do te jene shume pak ne krahasim me vendet e punes qe do te humben nga kjo zhvendosje. Vendet e punes ne RMV varen kryesisht nga energjia fosile, dhe kjo zhvendosje do te kerkonte nje kompenzim financiar shume te larte per njerezit qe do ngelnin pa pune, si pasoje stimulet fiskale do te shenonin rritje edhe me te larte te deficitit buxhetor.“/ GazetaPopullI

Advertisement
Advertisement

You May Also Like