VOA: SHBA vendos sanksione ndaj Rusisë për hel*mimin e Navalnit

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të martën ndaj individëve e subjekteve nga Rusia pas daljes në përfundimin se Moska u përpoq të vr*iste figurën opozitare Aleksei Navalni me një agjent nervor. Lajmi u njoftua nga zyrtarë të lartë të administratës Biden.
Duke folur para gazetarëve gjatë një konference virtuale zyrtarët, thanë se lëvizjet po ndërmerreshin në koordinim me Bashkimin Evropian. Ata përsëritën thirrjen e Presidentit Joe Biden që Rusia të lirojë zotin Navalni nga bu*rgu.
“Ne po i dërgojmë një sinjal të qartë Rusisë se ka pasoja nëse përdor armët kimike”, tha një zyrtar i lartë i administratës.
Vendimi i Presidentit Joe Biden për të vendosur sanksione në përgjigje të hel*mimit të zotit Navalni pasqyron një qëndrim më të ashpër sesa ai i paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili e la incidentin që ndodhi gushtin e kaluar të kalonte pa veprime ndëshkuese nga ana e SHBA-së. Më herët Kremlini tha se çdo sanksion i ri amerikan mbi trajtimin e zotit Navalni nuk do ta arrinte qëllimin dhe se thjesht do të përkeqësonte marrëdhëniet e tensionuara tashmë mes dy vende. Zoti Navalni u sëmur ndërsa po udhëtonte me avion në Siberi në muajin gusht. Ai u dërgua në Gjermani, ku mjekët arritën në përfundimin se ishte hel*muar me një agjent nervor. Kremlini ka mohuar të ketë patur lidhje me incidentin dhe ka thënë se nuk ekziston asnjë provë se ai ishte helmuar.
Burimi: https://www.zeriamerikes.com/a/5798405.html?fbclid=IwAR1AIy7hC6-VRUxax4YtBWOeGRQ3VJHanFYR-W1p81HZhp5kREsOdxAQZ98

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like