VMRO: Regjistrimi i popullsisë të realizohet në mënyrë elektronike

Presidenti Stevo Pendarovski, dje e ka nënshkruar Dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Dekreti, siç informojnë nga Kabineti i Pendarvoskit është nënshkruar pas konsultimeve me ekspertë juridik.

Pendarovski pret që procesi i realizimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat e marra të jenë të dobishme për zhvillimin e përgjithshëm me çka do të mundësohet formulimi i strategjive afatgjata në pjesët vitale të vendit.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Hristijan Mickoski, përmes paraqitjes së tij në emisionin “Brifingu javorë” i cili transmetohet në internet portalin “Infomaks” i dërgoi propozim partisë në pushtet lidhur me regjistrimin e ardhshëm të planifikuar për në prill të këtij viti, i njëjti të kryhet në mënyrë elektronike me kryqëzimin e të dhënave nga bazat e të dhënave të cilat Maqedonia aktualisht i ka dhjetë.

Ky propozim i Mickoskit vjen pas disa propozimeve të tyre, të refuzuara deri më tani nga qeveria, mes të cilave edhe furnizimin e terminaleve të gjurmëve të gishtave të cilat sigurisht do të duhet të furnizohen për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ja tani kemi edhe ofertë të tretë ekskluzive, bëni regjistrim elektronik. Këtu keni, thoni, baza të të dhënave, kryqëzoni ato, bëni regjistrim elektronik. Pse keni nevojë për para për të shpenzuar për njerëzit, regjistrues që do të vijnë në shtëpi dhe pastaj të keni nënshkrim të dyfishtë edhe pse sipas ligjit për statistikë e porositi qeverinë”, Mickoski.

Ai theksoi se e ka lexuar mirë Ligjin e sapomiratuar për Regjistrim dhe pa që drejtori aktual i Entit për statistikë nuk ka ingerenca që të mund të ketë regjistrim në rezultatet e regjistrimit, duke theksuar se një akt i tillë është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Dhe për këtë arsye, shton ai, është edhe revolta dhe mosbesimi te qytetarë të caktuar, pavarësisht nga përkatësia etnike.

Ai vuri në dukje se qeveria nuk duhet t’i kërcënojë qytetarët për mos regjistrim me dënim me burg. Për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve të shpeshta nga qeveria, qytetarët do të dalin vetëm masivisht dhe do të nënshkruajnë për ta shfuqizuar ligjin për regjistrim.

Mickoski shtoi se Kushtetuta thotë se të gjithë janë përgjegjës për shëndetin e tyre. Dhe mund të kalojë vetëm me paralajmërim nëse vendos të mos e hapë derën.

“Kushtetuta është një gjë, ndërsa ne kemi punë me Zoran Zaevin. Duhet ta keni parasysh se ky njeri është i gatshëm për gjithçka dhe ai nuk do ta dënojë Oliver Spasovskin dhe ata që janë aktivistë të LSDM-së, por ata që identifikohen si aktivistë të këqij të VMRO-së. Atëherë do t’ju tregojë se çfarë Kushtetute, çfarë shëndeti, nuk më intereson, do ta heqë pandeminë”, shpjegoi Mickoski, përcjell Zhurnal.mk

Advertisement

Para nënshkrimit të Dekretit, profesoresha universitare dhe deputete, Gordana Siljanovska- Davkova përmes një statusi në Fejsbuk e porositi madje Pendarovskin që ta hapë Ligjin për regjistrim të Kroacisë dhe ta krahasojë me atë tonin.

LSDM-ja ia ktheu shprehimisht së pari me një kumtesë dhe pastaj përmes zëdhënëses Bogdanka Kuzeska. Vlerësoi se “VMRO-DPMNE po manipulon opinionin dhe sjellja e saj destruktive në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve dhe thirrjen e qytetarëve për të bojkotuar regjistrimin është një sjellje jashtëzakonisht anti-shtetërore”.Koha për përllogaritjet politike ka mbaruar, tha zëdhënësja Kuzeska. Interesi i qytetarëve dhe shtetit tani është i pari. Përpjekjet për të imponuar një debat mbi përqindjen e ndonjë komuniteti etnik janë të kota. Regjistrimi do të shprehë realitetin ashtu siç është dhe rezultatet nuk do të nënkuptojnë pezullimin e të drejtave të dikujt.

Ndryshe, më 21 janar, Kuvendi me 62 vota “për”, pa “abstenime” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Regjistrimi do të realizohet nga 1 prilli deri më 21 prill të vitit 2021. Ligji garanton regjistrim sipas standardeve ndërkombëtare dhe standardeve të Eurostat. Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski, siç njoftoi kabineti i tij, nënshkroi Dekretin mbi Ligjin pas konsultimeve me ekspertët juridik.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like