• 07-12-2021

VMRO nesër proteston në 11 qytete

Partia më e madhe e opozitës, VMRO-DMNE, njoftoi se nesër do të protestojë në 11 qytete.

– Ne vazhdojmë, së bashku me njerëzit kundër shitjes së atdheut. Njerëzit po zgjohen dhe nuk ka kthim prapa. Turpi i Zoran Zaev nuk është i zakonshëm. Le të mos e lejojmë Zoran Zaev të ndryshojë historinë, por të dërgojë një mesazh që ai të hyjë në histori – thuhet në thirrje.

VMRO-DPMNE u bën thirrje qytetarëve në orën 18 të protestojnë në 11 qytete.

– Është koha që qytetarët e Kriva Pallankës, Kratovës, Sveti Nikollës, Negotinës, Strumicës, Gjevgjelisë, Strugës, Krushevës, Kërçovës, Makedonski Brod dhe Gostivarit të bashkohen kundër së keqes së quajtur Zoran Zaev. Protestoni tani, që të mos jetë vonë! Dorëheqja e Zaevit, liria e njerëzve – thuhet në deklaratë.

Read Previous

Dalin shifrat me ‘Covid 19’, 820 raste të reja si dhe 32 viktima në Maqedoni

Read Next

Lajm shumë i mirë/ Numri i të shëruarve e kalon atë të infektuarve në Maqedoni

%d bloggers like this: