VMRO-ja i mbështet protestat për “27 Prillin”

VMRO-DPMNE i mbështet protestat për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, e të cilat janë paralajmëruar të mbahen më 29 maj. Kjo u bë e ditur nga lideri i opozitës Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Shtip. Ai shtoi se të dënuarit mund të kenë thyer ligjin, por beson se ata nuk janë terroristë dhe nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për krimin për të cilin u dënuan.

VMRO-DPMNE ka një qëndrim preciz për atë çështje. Këta janë njerëz që janë dënuar padrejtësisht dhe janë kualifikuar si terroristë. Ky është një turp për sistemin gjyqësor, i cili lejon që këta njerëz edhe sot e kësaj dite të mos jenë në gjendje të përdorin një të drejtë juridike, dmth të mos jenë në gjendje të apelojnë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme dhe në gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi thënë se, po, ndoshta ata e kanë shkelur ligjin dhe një pjesë e tyre këtë e kanë pranuar dhë janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi për këtë, por nuk janë terroristë të përgjigjen për terrorizëm.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like