VMRO-DPMNE-ja filloi nënshkrimet kundër regjistrimit

Partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për shtyrje të regjistrimit të popullsisë që është paralajmëruar se do të mbahet gjatë muajit prill.

Lideri i partisë, Hristijan Mickoski në profilin e tij në “Facebook” tashmë e ka dhënë nënshkrimin e tij.

“E dhashë nënshkrimin kundër regjistrimit të falsifikuar. Të mbështesim regjistrim evropian dhe të vërtetë. Të parandalojmë vjedhjen, ta largojmë politikën nga statistika”; tha Mickoski, transmeton TV21.

Advertisement

Pushteti tashmë ka deklaruar se nuk ka kthim prapa në këtë proces. Ndërkaq dje për këtë është deklaruar edhe ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërns. Ajo e ka vlerësuar si të rëndësishëm procesin në përpilimin e politikave ekonomike

Advertisement
Advertisement

You May Also Like