Viktimat në Çellopek nuk jetonin aty, kishin ardhur për festat e fundvitit

Estimated read time 1 min read

Dramë e përgjakshme në Celopek

Dje në fshatin Çelopek të Tetovës kanë mbetur të vrarë babë e bir, ndërsa është plagosur edhe i afërmi i tyre. Vrasja e dyfishtë është kryer nga një 60-vjeçar, kushëriri i tyre.

“Bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura pasurore në një familje. Këto janë gjetjet e para që na dërguan kolegët e fushës. Presim që së shpejti të përfundojë i gjithë procesi dhe të kemi informacione të detajuara për rastin”, tha dje ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Të plagosurit dhe të vrarët janë të afërm, ndërsa motivi i debatit të parë verbal ka qenë ndërtimi i një shtëpie.

Advertisement

I lënduar ka mbetur edhe i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, me shumë gjasa nga arma e zjarrit.

Banorët e këtij fshati kanë thënë se për një kohë të gjatë ka patur padurim mes kushërinjve dhe se të vrarët kanë jetuar në Zvicër dhe Gjermani dhe kanë ardhur në Maqedoni për festat e Vitit të Ri.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like