Një shofer 53-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa edhe një tjetër është lënduar në aksidentin që ndodhi dje pasdite në rajonin e Negotinës, ku u përplasën tri vetura të udhëtarëve.
Nga SPB Veles informojnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Negotinë-Kavadar, në vendin e quajtur “Antenat”, ndërmjet një veture të udhëtarëve “ford” me targa të Negotinës e drejtuar nga S.S. (53) nga fshatin Timjanik i Negotinës, një veture e udhëtarëve “Opel” me targa të Kavadarit e drejtuar nga R.G. (27) nga Kavadari.
