Videoja e kryeministrit Kurti për 16 vjetorin e pavarësisë, gazetari e akuzon se e mori pa leje nga mediumi i tij

Estimated read time 1 min read

Gazetari Mentor Gjergjaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit në videon e publikuar për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e ka marrë një pjesë nga mediumi Reporteri.

Gjergjaj deklaroi se pjesa e parë e videos ku shihet komandanti Adem Jashari, është ripërpunuar dhe titruar në vitin 2020 nga mediumi i tij, derisa shtoi se nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë kërkuar leje për marrjen e kësaj video.Pamjet në sekondat e parë të videos zyrtare të publikuar në facebook nga Kryeministri Kurti për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, janë inserte të pirateruara nga një video e rrallë e Komandantit Legjendar Adem Jashari, e ripërpunuar dhe titruar nga Reporteri në vitin 2020. Zyra e Kryeministrit asnjëherë deri më tani nuk ka kërkuar nga gazeta online Reporteri.net leje apo të drejtat tjera ligjore për përdorimin e inserteve të videos nga versioni i përpunuar nga ne para katër vitesh, e që po (keq)përdoret nga Kryeministri Kurti pa respektuar krijuesit e saj.”, ka shkruar gazetari në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like