“Vendimi për Monstrën”, reagon Lëvizja BESA

Partia në pushtet Lëvizja Besa, ka reaguar ndaj dënimeve të fundit me burg të përjetshëm për të akuzuarit në rastin “Monstra” duke thënë se gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim, është gjenerator kryesor i pakënaqësive, përcjellë nmk-post.

Ata shprehen se ky rast është rast i montuar dhe se nevojiten reforma urgjente në gjyqësor, për ndërtimin e një sistemi kredibil.

“Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive.

Duke kuptuar ndjeshmërinë e rastit në fjalë dhe publicitetin gjatë këtyre viteve si dhe gjitha indikacionet se kemi të bëjmë me një rast të montuar dëshmon nevojën e menjëherëshme për reforma në gjyqësor dhe ndërtimin e një sistemi kredibil”, shprehen nga BESA

Advertisement

Ata urojnë që në burg të mos qëndrojnë njerëz të pafajshëm ndërsa nga ana tjetër të lirë të jenë kriminelë të vërtetë.

“Urojmë që instancat më të larta gjyqësore të sjellin vendime më të drejta dhe mos të lejohet që në burg të vuajnë njerëz të pafajshëm ndërsa kriminelët e vërtetë të shëtiten të lirë”, shprehen nga Lëvizja Besa.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like