









Në Kuvend sot do të ketë edhe një përpjekje të votohen ligjet nga pakoja e pestë e masave antikrizë me të cilën ai duhet të bëhet funksional. Në ueb faqen e Kuvendit në orën 14.15 është caktuar seanca e 36-të plenare në rend dite të së cilës janë ligjet e pakos së pestë, ndërsa paraprakisht në orën 14:00 është caktuar seanca e 32-të.
Ligjet nga pakoja e pestë pritej të votohen të enjten, koordinatorët e grupeve të deputetëve, një pjesë e deputetëve dhe kryetari i Kuvendit më shumë se dy orë debatuan nëse të votohet sipas pikave nga seanca e 32-të ndërsa pastaj të vazhdohet seanca e 36-të ose të anulohet votimi për shkak të mospasjes së kuorumit dhe të vazhdohet me seancën e 36-të.





Koordinatori i grupit të deputetëve Jovan Mitreski kumtoi se tre deputetë nga rradhët e tyre janë në spital për shkak të Kovid-19, dhe për shkak të asaj shumica qeveritare nuk ka kuorum.
Kryetari i Kuvendit ka insistuar të votohet pika e 21 nga seanca e 32-të, pastaj të vazhdohet me seancën e 36-të, ndërsa opozita kërkonte të anulohet votimi nëse shumica parlamentare nuk ka kuorum dhe të fillohet me seancën e 36-të.
Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Macevski dje duke qenë mysafir në ditarin qendror të televizionit “Sitel”, tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancën e 36-të, në rend dite të së cilës janë ligjet e pakos së pestë por jo edhe në seancën e 32-të.
“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të jetë në Kuvend dhe do të marrë pjesë në punën e seancës së 36-të. Nëse nuk kanë deputetë, të gjithë 44 deputetët e VMRO-DPMNE-së do të vijnë në sallën plenare. Nuk do të jemi brenda në seancën e 32-të. Puna e kryetarit të Kuvendit është të konstatojë se a ka apo jo kuorum për seancën e 32-të. Nëse ka kuorum, ai funksionon pas seancës së 32-të dhe përfundon me të. Nëse nuk ka kuorum, as nuk e fillon ose konstaton dhe e ricakton për ndonjë kohë tjetër”, tha Micevski.
Oda ekonomike e Maqedonisë të premten kërkoi që deputetët të bëjnë përpjekje maksimale dhe t’ sjellin ligjet të cilat janë në drejtim të mbështetjes së ekonomisë së Maqedonisë.