Va*rrosen tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani që vd*iqën në Shqipëri

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vd*ekur derisa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit.
Nëna, djali dhe nusja, dyshohet se kanë vd*ekur pas konsumimit të kërpudhave, ndërsa vi*ktimave iu dha sot lamtumira e fundit.
Familjarët e të ndjerëve ak*uzuan mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë vd*ekur për shkak të konsumimit të kërpudhave.

Djali i vi*ktimave në një konferencë për media ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka treguar se edhe qeni që ka qenë bashkë me familjarët e tij ka ng*ordhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpudha.
Sipas tij, familjarët e tij edhe mëherët kanë mbledhur këpurdha dhe i njihnin ato mirë.
Ndërsa, ka thënë se familjarët e tij kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Shqipëri.
Ndërsa, mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vd*ekjen e tre familjarëve kosovarë.

Advertisement

Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë zhvendosur në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.
“Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like