Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Variantet e reja të koronavirusit, OBSH e shqetësuar: Të përshpejtohet vaksinimi

Advertisement

“Evropa duhet të rrisë fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit të ri, me mbështetjen e të gjitha kompanive farmaceutike,” i tha AFP Hans Kluge, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Më tej ai ka kërkuar përshpejtimin e fushatës së vaksinimit. “Ne duhet të bashkojmë forcat për të përshpejtuar vaksinimin,” tha Kluge, ndërsa fushata e vaksinimit të BE ka qenë në vështirësi që nga fillimi i saj për shkak të mungesës së vaksinave dhe tensioneve midis Brukselit dhe disa kompanive farmaceutike.

“Zakonisht kompanitë konkurruese farmaceutike duhet të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë drastike kapacitetin e tyre të prodhimit, kjo është ajo që na duhet ” ,tha Hans Klugge.

Në BE përqindja e popullsisë që ka marrë dozën e parë të vaksinës është vetëm 2.5%. Sidoqoftë, njoftimet e disa ndërmarrjeve që do të rrisin shpërndarjen e vaksinave ngre shpresat për përshpejtimin e vaksinave.

Burimi: https://lexo.com.al/2021/02/05/variantet-e-reja-te-koronavirusit-obsh-e-shqetesuar-te-pershpejtohet-vaksinimi/

Advertisement

Read Previous

Albin Kurti paralajmëron: “Do të kon fiskojmë pasuritë e atyre që vodhën”

Read Next

‘Polemika’/ I kujt është Goce Dellçev? Flet Borisov!