Valon Syla: Mezi po e pres Albin Kurtin kryeministër, kemi me u knaq

Gazetari Valon Syla, njëherit edhe opinionist, ka thënë se po e pret me padurim ardhjen e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në pozitën e kryeministrit.


Syla, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti, sapo të vijë në këtë pozitë, do t’i mësojë interesat amerikane në Kosovë.

Ai më tej ka thënë se e mbështet Kurtin në reciprocitet të plotë me Serbinë, si dhe rishikimin e platformës së dialogut me të.

Postimi i plotë:

Menzi s’pe pres Albin Kurtin Kryeminister, veç pe shoh ndryshimin… kemi mu knaq.

Advertisement

Duhet me mësu ai edhe Amerikën çka janë interesat amerikane këtu, se ju ka humb udha në oborr. E mbeshtes plotësisht në reciprocitet të plotë, dhe rishikim të bisedimeve. ☝️😘

S’është prioritet absolutisht.

Shoqnia Civile që e votoj masivisht, tash po i thotë, ndryshoj qëndrimet. Ska me i ndryshu. Krejt dhe Drejt. Kemi mu knaq.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like