• 15-05-2021

Vaksina kundër Kovid-19, në tre muajt e parë të vitit 2021

Vaksina kundër Kovid-19 në vendin tonë pritet të arrijë në tre muajt e parë të vitit 2021. 833 mijë dozat e siguruara përmes mekanizmit Kovaks nuk do të arrijnë përnjëherë. Kryetarja e Komitetit për imunizim, Aleksandra Grozdanova thotë se sistemi është i përgatitur për vaksinimin e qytetarëve, ndërsa në mënyrë plotësuese është duke u punuar në caktimin e logjistikës së shpërndarjes.

Presim që vaksinat e para t’i marrin në muajt e parë të vitit 2021. Kjo dinamikë varet nga çështjet administrative të më shumë vendeve, ndërsa më pas fillon procesi i distribuimit të vaksinave në botë. Në muajt e parë sigurisht që presim një pjesë të vaksinave dhe jo të gjitha. Për momentin në Ministri të Shëndetësisë dhe në organet tjera shëndetësore është duke u zhvilluar aktiviteti për organizimin dhe procesin logjistik të shpërndarjes – deklaroi Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit për imunizim.

Grozdanova shton se vendi është në negociata për sigurimin e vaksinave shtesë nga kompanitë e tjera farmaceutike, përfshi edhe atë të kompanisë Pfizer e cila ka efikasitetin më lartë deri tani.

Deri tani përmes Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-s është ofruar bashkëpunim për shtimin e sasisë përfshi këtu edhe vaksinën e kompanisë farmaceutike Pfizer&BioNTech. Procesi zyrtarë për marrëveshje do të nisë pas miratimit të saj – tha Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit për imunizim.

Përmes Kovaks mekanizmit ku përfshihen edhe shtete tjera nga rajoni dhe BE-ja, Qeveria ka arritur marrëveshje me kompaninë “Astra Zenika” për vaksinën e njohur si “Oksford” efikasiteti i së cilës deri tani ka arritur në 90 për qind. Në ndërkohë, kompanitë farmaceutike kanë ofruar edhe vaksina tjera kundër Kovid-19 me efikasitet edhe më të lartë si ajo e kompanisë Moderna me gati 100% efikasitet si dhe vaksina e kompanisë Pfizer&BioNTech me efikasitet 95 për qind. OBSH akoma nuk ka zyrtarizuar asnjë vaksinë, por kanë deklaruar se për t’i dhënë fund pandemisë nuk mjafton vetëm vaksina por edhe respektimi i masave bazike.

Adrian Kerimi-AlsatM

 

Read Previous

Ekspertët: Mund të arrihet kompromis me Sofjen

Read Next

4 ditët e fundit janë dhënë 7.500 vendime për izolim

%d bloggers like this: