Useini: Kasami, Taravari dhe Gashi kanë humbur shumë herë – duhet të japin dorëheqje!

Estimated read time 2 min read

Liridon Useini

Sa për ta pastruar një dilemë, po e shtroj një pyetje: A thua vallë krerët e opozitës edhe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të vazhdojnë të mashtrojnë qytetarët, vetëm për të qëndruar në skenën politike?!

Ndonëse dikush mund të thotë se kjo pyetje është vetëm politike, por sa është politike po aq është edhe faktike.

Si, Tatavari, Kasami ashtu edhe Gashi, të bashkuar dhe të ndarë në mënyra të ndryshme, kanë humbur shumë beteja politike, si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në ato parlamentare. Edhe pas disfatave, ata përsëri marrin guximin të mashtrojnë qytetarët në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti, duke u thënë se këto zgjedhje do të fitohen, ashtu siç kanë thënë në 2016, 2017 dhe 2020, por kanë humbur!

Advertisement

Dhe sot, kur duhet të japin llogari për humbjet e njëpasnjëshme, ata përsëri mundohen të mashtrojnë se do të fitojnë dhe përsëri do të humbin.

Prandaj, duhet të largohen nga skena politike këta politikan që vazhdimisht kanë humbur, për të liruar rrugën për një opozitë të mirëfilltë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like