Universiteti i Oksfordit nis studimin për efektin e Astra/Zenecas tek fëmijët

Universiteti i Oksfordit ka nisur për herë të parë një studim për të parë efektivitetin e vaksinën së tij kundër COVID-19 tek fëmijët.
Studimi do të tregoj nëse vaksina është efektive për fëmijët mes moshave 6 dhe 17 vjeçare, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Universiteti, raportojnë mediat e huaja.
Rreth 300 vullnetarë do të regjistrohen dhe vaksinimet e para pritet të nisin këtë muaj, thuhet më tutje në deklaratë.Vaksina Astra/Zeneca e Oksfordit është cilësuar si “vaksina e botës” për shkakun se është më e lirë dhe më e lehtë për tu shpërndarë se disa vaksina të tjera.
Astra/Zeneca ka për qëllim të prodhoj 3 miliard doza të vaksinave këtë vit ndërkaq që nga muaji prill do të prodhohen nga 200 milion doza për muaj. /eo

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like