Breaking News :

nothing found
16-08-2022

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës një turp i madh

Advertisement

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe anëtari i Fronit Demokratik, Strahinja Bulajic, ka thënë se vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë kanë qenë dy turpet më të mëdha në historinë e Malit të Zi.

Në një intervistë për “Borba”, Buljaic ka folur se si Mali i Zi duhet që të ndërtojë raporte miqësore me Serbinë, që sipas tij është partneri më i fort ekonomik në rajon.

Ai ka folur për serbët duke i konsideruar si vëllezër , derisa thotë se vëllai duhet të konsultohet për gjithçka dhe të kërkohet ndihmë së pari prej tij.

Gjatë kohës sa pritej formimi i Qeverisë së Malit të Zi është folur mjaft shumë se në rast të ardhjes së partive pro-serbe në pushtet do të mund të kishte ndonjë zhvillim sa i përket njohjes së Kosovës si shtet. Megjithatë zëvendëskryeministri, Dritan Abazovic, kishte deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk preket./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Universiteti i Oksfordit nis studimin për efektin e Astra/Zenecas tek fëmijët

Read Next

Bytyqi: Pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve!