Nuk është vetëm Maqedonia, ja sa shtete tjera nuk kanë marr asnjë vaksinë

Në 130 vende të botës ende nuk ka vaksina kundër koronavirusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët po bëjnë thirrje për rritje të prodhimit të vaksinave dhe shpërndarje të drejtë. Ata paralajmërojnë që përhapja globale e virusit është rrezikshmërisht e pabarabartë.

Shifrat e tyre tregojnë se ka 2.5 miliardë njerëz në 130 vende që nuk kanë ende një vaksinë të vetme. Nga 128 milion vaksina të dorëzuara në të gjithë botën deri më tani, më shumë se tre të katërtat janë vaksinuar në vetëm dhjetë vende, të cilat përbëjnë 60 përqind të produktit të brendshëm bruto global (PBB).

Advertisement

Maqedonia është një nga vendet ku nuk ka vaksina. Për shkak të dokumentacionit, ardhja e vaksinave nga Serbia është shtyrë dhe vaksinat kineze duhet të mbërrijnë me datë 18 të këtij muaj./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like