U v’ra në mes të rrugës, kush është 40-vjeçari shqiptar që u qëllua me armë zjarri

Estimated read time 1 min read

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, me dy persona të vdekur.
Autori i ngjarjes, 61-vjeçari Ilo Lluka, ka qëlluar me armë zjarri Emiljano Pinen dhe më pas ka vrarë veten.

40-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa trupi i pajetë i autorit u gjet në rrugë, pranë një hoteli.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like