U vaksinua Bill Gates

Themeluesi i Microsoft dhe njëri nga njerëzit me ndikim më të madh në Botë, Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku publikoi edhe një foto. Bill Gates mbushi 65 vjeç, dhe kështu hyri në pjesën e popullsisë që sipas ligjit për imunizim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vaksinohen. Miliarderi amerikan nuk ka bërë të ditur se cilën vakcinë e ka pranuar. Në postimin e tij ai ka shkruar:

Advertisement

“Kam marrë dozën e parë këtë javë dhe ndihem e mrekullueshme”, tha miliarderi. Ai gjithashtu falënderoi shkencëtarët, vullnetarët, rregullatorët dhe punëtorët shëndetësorë nga vija e frontit për të na sjellë në këtë pikë, shkroi Gates.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like