U aksidentua ditë më parë, ndërron jetë 36 vjeçarja

Estimated read time 1 min read

Një 36-vjeçare, e cila u aksidentua mbrëmjen e 14 janarit në kryeqytet, ka ndërruar jetë këtë të martë.

36-vjeçarja u përplas rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në drejtim të Shkozës, në vendkalimin e këmbësorëve nga një automjet tip “Skoda” që drejtohej nga një 22-vjeçar.

Drejtuesi është arrestuar nga policia një ditë më pas, më 15 janar.

Advertisement

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like