Ministri Shaqiri takon kryetarin e Kumanovës

Sot Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka vizituar qytetin e Kumanovës, ku dhe ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e kësaj komune, z. Maksim Dimitrievski, përcjell nmk-post.com

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte promovimi i Sistemit për menaxhim të dokumentave DMS, ku komuna e Kumanovës mes 20 institucioneve të tjera është komuna pilot në këtë projekt.
Gjithashtu ministri Shaqiri ka inspektuar nga afër punën e këtij sistemi dhe ka ngelur mjaftë i knaqur.

Sistemi i Menaxhimit të Dokumenteve është sistem i cili ka për qëllim përmirësimin e punës në institucionet shtetërore, me anë të së cilit mundësohet procesimi i dokumentave dhe funksionimi i proceseve në institucionet shtetërore të kryhet tërësisht në formë elektronike.

Advertisement

Qëllimi i Ministrit është që në këtë sistem të kyçen të gjitha institucionet e vendit në nivel lokal dhe qendror në një periudhë kohore sa më të shkurtër të mundshme dhe po bëhen përpjekje nga ne dhe nga të gjitha institucionet që akoma nuk janë pjesë e këtij sistemi që kjo të mundësohet sa më shpejt./nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like