Turistja i mbijeton rënies nga 30 metra në pemë e shkëmbinj me “motor aventure”

Estimated read time 2 min read

Një turiste britanike i ka mbijetuar mrekullisht një rënieje spektakolare nga të paktën 30 metra me një motor ‘fuoristradë’ me 4 rrota, në Greqi.

Gina Styles ishte lëshuar në ajër nga përplasja, ishte përplasur me pemë e shkëmbinj, para se të ndalonte disa centimetra larg një tjetër rrëpire të cilës do të kishte mundur t’i mbijetonte.

Punonjësja e kujdesit ishte e mbuluar me gjak pasi kishte përplasur hundën e kishte pësuar disa fraktura, shkruan e përditshmja ‘The Sun’.
48 vjeçarja tha: “Nuk isha ende gati të vdes. Isha në agoni por janë e vendosur të mbijetoj, nuk kishte qenë koha ime për të shkuar”.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë pushimeve të saj dy javore në Malia, në ishullin e Kretës, ku aj ishte me miqtë Frank White, 32 vjeç, e Gary Edwards, 50.
Treshja kishin ndaluar në periferi të qytetit Neapoli kur Gina ra në një pjesë të zhavorrtë dhe nisi të rrëshkiste poshtë tatëpjetës.

Ajo tregon: “Nuk kishte barriera dhe vetëm nisa të bija ne renie te lire. Isha ende në motor kur godita shkëmbin e parë pas 7 metrash rënie, dhe përplasja ishte aq e fortë sa fluturova në ajër. Më pas nisa të godas të gjithë pemët dhe gungat. Sa herë përplasesha diku dhimbja ishte e pabesueshme.”
Gina tregon se miqtë e saj e kishin ndihmuar për ta dërguar në spital ku analizat konfirmuan dy fraktura në shtyllën kurrizore, thyerje të shpatullës e të kyçeve.

Advertisement

Ajo kaloi pesë ditë në spital dhe pjesën tjetër të pushimeve në një karrige me rrota, por së shpejti prej të kthehet në shtëpi. “Jam e lumtur që mbijetova dhe betohet se nuk do të hipi më kurrë në një motor të tillë”, thotë Gina nga Kent në lindje të Britanisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like