Gazeta gjermane BILD: Serbia po e kërcënon Kosovën me luftë

Estimated read time 2 min read

Hyrja në fuqi e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve serbe mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur midis aleatëve të Rusisë dhe qeverisë në Prishtinë të mbrojtur nga NATO.

Kështu shkruan në artikullin e gazetarit Julian Ropcke, të publikuar në gazetën BILD.
Të dielën Serbia e vuri në gatishmëri një pjesë të ushtrisë.

Që nga mesi i shtatorit, vizitorëve serbë në kufi me Kosovën iu është dashur t’i ndërrojnë targat e tyre me targa të përkohshme kosovare në mënyrë që të shkojnë në Kosovë.
Qeveria në Prishtinë vendosi rregulloren për faktin se Serbia nga ana e saj nuk i njeh targat nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Por serbët refuzojnë t’i ndërrojnë targat e tyre. Si rezultat, qeveria e Kosovës dërgoi njësinë speciale në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak një javë më parë për ta zbatuar rregulloren e targave.
Serbët e Kosovës po bllokojnë dy rrugët më të rëndësishme për në Mitrovicë, qytetin më të madh ku gjendet pakica serbe në Kosovë.

Advertisement

Kjo është arsyeja pse ai e thirri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg personalisht dhe i dha aleancës ushtarake një ultimatum të dielën në mbrëmje për t’i dhënë fund “pogromit” kundër bashkatdhetarëve të tij në Kosovë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like