Trumpi hedh poshtë planin e vaksinimit të hershëm të stafit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të marrin vaksinë për koronavirusin e ri në ditët në vijim, shkruan BBC.

 

 

 

Zyrtarë të lartë të administratës Trump ishte paraparë të jenë në mesin e personave të parë që do të marrin vaksinë Pfizer/BioNTech në SHBA. Mirëpo, Trump ka kërkuar që të bëhet një përshtatje e planeve.

 

 

 

“Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën dikur më vonë në programin e vaksinimit, me përjashtim të rasteve specifike nëse është e nevojshme. Kam kërkuar të bëhet përshtatje në këtë”, ka shkruar Trump në Twitter.

 

 

Vaksina është vlerësuar e sigurt nga rregullatorët në SHBA dhe do të nisë të përdoret nga sot. Ofron 95 për qind mbrojtje kundër COVID-19. Tre milionë dozat e para të vaksinës janë duke u shpërndarë në disa lokacione në 50 shtete në SHBA.

Advertisement

 

 

 

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA është rritur dukshëm që nga nëntori, ndërsa të shtunën arriti te një shifër rekorde ditore prej 3309 të vdekurve. Që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur afro 300 mijë persona nga COVID-19 në SHBA./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like