Kryetari i Plisave, Rinor Grajqevci plagoset në Prishtinë

Kryetari i tifo-grupit të Prishtinës, Rinor Grajqevci është personi i plagosur sonte (e mërkurë) në Prishtinë.

Një person është plagosur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “UÇK” apo e njohur ndryshe si “Qafa”. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se “bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

Advertisement

“Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tregoi Ahmeti.

Rinor Grajqevci, lideri i Plisave

Telegrafi mëson jo zyrtarisht se personi i plagosur është Rinor Grajqevci.

Rinor Grajqevci njihet ndryshe edhe si lider i tifo-grupit Plisat, pozitë që e mban që më shumë se një vit. /Telegrafi/  

Advertisement
Advertisement

You May Also Like