Trump fiton në një tjetër shtet, siguron edhe 15 vota elektorale

Presidenti amerikan Donald Trump ka fituar 15 votat elektorale në Karolinën e Veriut, pas një gare të fortë në këtë shtet federal me Joe Biden. Me këtë fitore, republikanët e mbajnë këtë bastion, që llogaritet në mesin e shteteve kyçe apo përcaktuese në zgjedhjet presidenciale. Trump tani ka 232 vota elektorale, ndërkaq Biden, i cili është shpallur fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka tashmë 290 vota elektorale, duke marrë shtetet ku Trump kishte fituar më 2016, në Pensilvani, Michigan, Wiskonsin dhe Arizona.

Ai kishte planifikuar që të mbante Konventën e Republikanëve në këtë shtet, por u tërhoq pas përplasjes verbale me guvernatorin demokrat, i cili kishte vendosur kufizime për shkak të koronavirusit. Ndryshe nga mediat e tjera, Associated Press, ende nuk e ka projektuar fituesin në shtetin federal të Xhorxhias, ku të premten ka nisur rinumërimi me dorë i të gjitha votave. Nga numërimi paraprak, presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka një epërsi të ngushtë edhe në Xhorxhia ndaj presidentit Donald Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like