OBSH: Vaksina për Kovid-19 është sukses nga i cili duhet të kenë interes të gjitha shtetet

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e lavdëroi  shpejtësinë e paparë me të cilën është  udhëhequr gara për vaksinën kundër koronavirusit të ri, por njëkohësisht  ai kërkoi çdo “arritje shkencore” të jetë në favor të të gjitha vendeve.

“Nuk ka dyshim se vaksina  do të jetë vegël e rëndësishme për kontroll të pandemisë dhe rezultatet e para të hulumtimeve klinike (Pfizer dhe BioNTech) të publikuara  këtë javë na japin shpresë”, deklaroi Tedros Adanim Gebrejesus në fund të sesionit  vjetor të OBSH-së.

Më pak se një vit prejse zyra e OBSH-së në Kinë  e shpalli epideminë kah fundi i dhjetorit të vitit 2019, laboratoria amerikane “Fajzer” dhe “BioNTeh”  gjermane të hënën shpallën  se  kanë prodhuar vaksinë “efikase  në 90 për qind të rasteve”, kundër Kovid-19.

“Asnjëherë në historinë e hulumtimit për vaksinat  nuk është  përparuar aq shpejtë”, theksoi drejtori i përgjithshëm  i OBSH-së.

“Duhet ta shfrytëzojmë shpejtësinë e njëjtë dhe inovativitetin për të gjitha vendet të kenë interes  nga kjo arritje shkencore”, shtoi ai.

Pandemia e re vrau së paku 1,28 milion njerëz, ndërsa mbi 52 milion  të infektuar  zyrtarisht janë konfirmuar prej të cilëve së paku 33,5 milion konsiderohen si të shëruar sot.

Advertisement

Tedros shtoi se pandemia tregoi se duhet të vendoset “sistem global për këmbim të strishove klinike  dhe patogjeneve”, sa më shpejtë që është e mundur që të lehtësohet prodhimtaria e shpejtë e ilaçeve, vaksinave dhe teparitë tjera që do të bëhen “e mirë publike globale”.

Ai theksoi se “sistemi i tillë  nuk mund të themelohet në marrëveshje bilaterale dhe nuk mund të negociohet me vite”.

“Propozojmë qasje të re që do të përfshijë  depo të “patogjeneve” që OBSH do t’i “ruajë  në objekt  të mbrojtur në Zvicër”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like