Trajçe Zaev: Kombi që përmendët në aksionin anti-dro*gë nuk është i imi!

Trajçe Zaevi i është përgjigjur akuzave të partisë politike, VMRO-DPMNE-së. Të njëjtat i sheh, si “përpjekje për të njëllosur emrin e tij dhe emrin e kompanisë në pronësi të familjes Zaev”.
Ndërkaq demanton, se kombi që përmendet në aksionin anti-dro*gë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është në pronësi të kompanisë së familjes Zaevi.
“Kombi që përmendet në aksionin e MPB-së nuk është në pronësi të kompanisë së Zaevëve. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është i punësuar në kompaninë Zaevi. Unë jam në udhëtim zyrtar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zgjerimit të punës së kompanive tona, hapjes së tregjeve të reja për prodhimet tona vendore dhe arritje të partneriteteve të reja për bashkëpunim”, shkroi në profilin e tij në “Facebook”.
Ndërkaq, VMRO-DPMNE-ja ka tre ditë që deklaron, se mes të arre*stuarve në aksionin ku u konfiskua mari*huanë në vlerë mbi 800 mijë eurove, janë të përfshirë edhe shoferi i Trajçe Zaevit dhe se kombi që u kap nga policia është në pronësi të kompanisë Zaevi./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like