• 18-10-2021

Efektiviteti i vaksinës së Oxford në pikëpyetje?

Vaksina për Covid-19 e krijuar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po vendoset në pikëpyetje për shkak të efektivitetit që ajo mund të ketë.

Një javë më parë nga rezultatet e para u provua se ajo ofron mbrojtje deri në 70% dhe jo siç u raportua në fillim 90%. Disa ekspertë thonë se kjo mund t’i pengojë shanset për të marrë miratim të shpejtë nga rregullatorët në SHBA dhe BE.

Disa shkencëtarë kanë ngritur dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që tregojnë se vaksina ishte 90% e efektshme tek një grup pjesëmarrësish, të cilët, gabimisht morën në fillim një gjysmë doze dhe pastaj dozë të plotë.

Në qendër të shqetësimeve është fakti se rezultati më premtues prej 90% që u raportua në vjen nga testimet e nëngrupeve, një teknikë që shumë shkencëtarë thonë se mund të prodhojë lexime të gabuara. Në nën-grupin që dha efikasitetin 90%, morën pjesë vetëm 2,741 vullnetarë, shumë më pak sesa dhjetëra mijëra njerëz që morën pjesë në provat, të cilat rezultuan në efikasitet 70% .

John Bell, profesori në Oksford dhe këshilltari i shkencave të qeverisë britanike, hodhi poshtë këto dyshime duke u shprehur se këto janë të dhëna të plota dhe nëse nuk do të rezultonte efikase ato nuk do të botoheshin në revistën mjekësore Lancet.

Ndërkaq disa të tjerë janë shprehur se në SHBA, kjo vaksinë mund të mos licencohet kurrë dhe pretendojnë se kompania është përpjekur që të zbukurojë  rezultatet.

Sidoqoftë, qeveria britanike ka kërkuar nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore organi i cili licencon vaksinat, të fillojë procesin e miratimit.  Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili ka porositur 100 milionë doza të vaksinës, është shprehur se të dhënat janë efikase për të nisur vaksinimin.

Megjithatë vaksina e Oksfordit gjithashtu ka përparësi që e bëjnë më të lehtë përdorimin. Mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit, që do të thotë se mund të shpërndahet në çdo cep të botës, ndryshe nga vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna, të cilat duhet të ruhen në temperatura shumë më të ftohta.

Klan Plus

Read Previous

Ratkoceri komenton intervistën e Kryeministrit Zaev për Bullgarinë

Read Next

Filipçe flet për antibiotikët: Mos pini në mënyrë ta pa kontrolluar!

%d bloggers like this: