“OBRM-PDUKM duhet të përjetoj tranzicion demokratik dhe Mickoski duhet të tërhiqet”. Këtë e deklaroi Nikolla Todorov, ish-ministër nga radhët e kësaj partie dhe anëtar i Komitetit Qendror.
“Unë them publikisht që Mickoski duhet të largohet. Por çështja nuk është që Mickoski të largohet dhe një tjetër të vijë dhe të vazhdojë të njëjtën gjë” tha Todorov.
Ai gjithashtu tha se dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM duhet të fillojnë procesin e pajtimit.
Sipas Todorovit, duhet të ketë pajtim, sepse vendi aktualisht është shumë i ndarë dhe njerëzit e urrejnë njëri-tjetrin vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike.
“Vend i yni është plotësisht i ndarë. LSDM dhe OBRM-PDUKM duhet të fillojnë procesin e pajtimit. Ka njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin, vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike”, tha Todorov.
+ There are no comments
Add yours