E rëndë/ Vëllai djeg me cigare motrën e mitur, familja fsheh ngjarjen!

Estimated read time 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me 2-vjeçaren e cila u dërgua në QSUT disa ditë më parë, pasi ishte djegur me cigare.

Mësohet se e mitura ka marrë lëndime në trup nga vëllai i saj 9-vjeç. Ky i fundit i pyetur në prani të psikologut ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa treguar motivin. Në pyetje po ashtu janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës. Bëhet me dije se lëndimet janë bërë 1 javë më parë por e mitura nuk është dërguar në spital për mjekim por është mbajtur në shtëpi. Fillimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se e mitura nuk është dhunuar nga persona të tjerë. Janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore ky dyshohej për: abuzim seksual dhe djegie me cigare.

Advertisement

Pas ekspertimit, ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht ndërsa ndodhet në spital në gjendje stabël./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like