Thaçi: Zaev do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme

Estimated read time 2 min read

Menduh Thaçi, kreu i PDSH-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Kuvend për “Shtyp të Lirë” ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme kur lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski njoftoi se së bashku me deputetët e Aleancës për Shqiptarët/Alternativa, BESA dhe e majta formuan shumicën e re parlamentare.

– Ky është një tjetër teatër i madh i atyre që realisht nuk kanë fuqi të udhëheqin proceset politike në vend. Aktorët e djeshëm që i pamë në foton me Mickoskin, thjesht ia vendosin zarin Zaevit. Ndoshta pa e ditur, por ata e bëjnë atë një platformë për rikthimin e tij. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaev. “Nuk njoh person tjetër në LSDM me kapacitete më të mëdha se Zaev”, tha Thaçi për Sloboden Pecat.

Ai ka komentuar edhe se si do të reflektohet në elektoratin shqiptar në periudhën e ardhshme lëvizja e shoqatës BESA dhe Aleancës për Shqiptarët/Alternativa.

– Liderët shqiptarë që u fotografuan dje në këtë foto do t’u kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. VMRO-DPMNE është parti e djathtë që nuk e njeh dhe nuk e respekton as Marrëveshjen e Ohrit e as të Prespës dhe në plejadën e re politike në Ballkan as Kosovën dhe as angazhimet e vendit për anëtarësim në BE, tha Thaçi.

Advertisement

Ai shton se “ky teatër i madh politik” është krijuar sepse edhe Aleanca për Shqiptarët me Alternativën edhe Lëvizja Besa duan vetëm të bëjnë pazare për pozita më të mira në qeverinë e ardhshme të Zoran Zaevit, të cilën Thaçi e quan “Zaev Tre”.

Alternativa dëshiron vetëm t’i forcojë kapacitetet e saj negociuese në Qeverinë e Zaevit, kurse Besa dëshiron vetëm t’i mbajë ulëset në Qeveri, kështu që nga njëra anë negocion me VMRO-DPMNE-në dhe i dërgon sinjale LSDM-së që të rrisë pozitat e ardhshme negociuese. në qeverinë e Zaev Tri, tha Menduh Thaçi për zhvillimet aktuale në skenën politike maqedonase.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like