Tetovari e rrah babain e tij- babai përfundon në spital

Estimated read time 1 min read

Gjatë ditës së djeshme policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar 44-vjeçarin M.H. nga Tetova pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ai e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

“Me datë 23.12.2023 në ora 12:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria M.H.(44) nga Tetovë për shkak se i njëjti e ka sulmuar fizikisht babanë e tij 65-vjeçar, ndërsa paraprakisht me veturën e tij ka dëmtuar plotësisht derën metalike të hyrjes në oborrin para shtëpisë familjare, si dhe veturën e babait të tij, teksa ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara nënë spitalin klinik të Tetovës”, thonë nga MPB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like