Arianit Xhaferi nga organizata ekologjike “EkoGerilla” deklaroi për portalin nmk-post
“Siç kemi thene dhe shume here me heret, Tetova ka pare ajer me pak te ndotur qe nga mbyllja e Jugohromit e kendej, por akoma nuk ka ajer (mjaftueshem) te paster.
Kjo si rezultat i numrit te madh te automjeteve me standarde shume te uleta ekologjike dhe mungeses se transportit publik, si pasoje e numrit te madh te fabrikave te mobiljeve qe ngrohen me materiale ndertuese te mbetura nga procesi i prodhimit, si pasoje e numrit te madh te autovarrezave qe djegin goma dhe vajra makinash per ngrohje, dhe si pasoje e amviserive qe llogaritet se 90% e tyre ngrohen me dru ose me derivate te ndryshme ndotese. Problemi ka te beje edhe me mungesen e reagimit te inspektoratit ekologjik komunal dhe shteteror, per ti perndjekur dhe gjobitur ndotesit, si dhe mungesa e alternatives per levizje brenda qytetit (mungeses se autobuseve urbane), por edhe mungeses se alternatives per ngrohje.
Per me teper, ne dy rebalanset e realizuara ne vitin 2020, Qeveria hoqi rreth 25% te mjeteve te parapara per mbrotjen e mjedisit, per projekte konkrete qe do identifikonin ndotesit dhe do permiresonin cilesine e ajrit.
Sa eshte problemi tek shkaktaret e ndotjes, aq eshte faji tek autoritetet qe nuk po e marrin seriozisht kete pune.”
Edhe vitet e kaluara Tetova dhe i gjithë vendi është përballur me ajrin e ndotur. Ekspertët kanë paralajmëruar se ajri i ndotur tani, do të kompikojë edhe më shumë punën me pandeminë Covid 19./Northmacedonia-post/
LINKU: