• 20-09-2021

Në shumë qytete s’ka fare teste të shpejta për Covid-19

Ende pa u shpërndarë në të gjithë vendin, 1/3 e testeve të shpejta është shfrytëzuar në nëntë pika. Raportet e përditshme të ISHP-së tregojnë se mbi 4,400 teste të shpejta tani më janë konsumuar. Ndonëse 20 ditë me vonesë, në Kumanovë sot filloi zbatimi i testeve antigjene. Por, nga atje autoritetet shëndetësore thonë se kanë pranuar vetëm 250 njësi, të cilat do t’i kryejnë për pesë ditë. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se edhe për disa qytete tjera të vendit kanë trajnuar personelin.

Të premten e 20 nëntorit u bënë trajnimet për personelin mjekësor të cilët duhet të zbatojnë testet e shpejta në Shtëpitë e Shëndetit në Kumanovë, Veles, Manastir, Koçan, Dellçevë, Kavadar. Gjatë kësaj jave pritet që të fillohet me realizimin e testet të shpejta antigjene edhe në të gjitha këto lokacione”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe pse arritën testet, vështirë të arrihet tek një termin i lirë, ankohen pacientët. Doktorët fajin e hedhin tek sistemi “Termini im” përmes të cilit mjekët amë plotësojnë një algoritëm të urgjencës. Por, mjekët që punojnë nëpër repartet infektive thonë se pikërisht mjekët amë neglizhojnë punën në përcaktimin e hershëm për testim në mënyrë që mos tu rëndohen shëndeti për tu shtrirë në spital.

Problemi më i madh është që mjekët amë duhet të bëjnë një orvatje më të madhe dhe ti kontrollojnë si duhet. Nuk e them këtë për të gjithë, por një shumicë dërmuese nuk i trajtojnë pacientët dhe vijnë këtu pa asnjë analizë, vijnë direkt edhe ata me simptomatologji shumë të lehta që neve na merr kohën për ata të cilët kanë me të vërtetë problem dhe janë të shtrirë në spital”-tha Aliriza Osmani, Mjek në Klinikën Infektive në Kumanovë.

Këto 13 mijë testet të shpejta shteti i mori si donacion në fillimi të muajit. Fillimisht u shpërndanë nëpër Klinikat infektive në kryeqytet, por ngeci procesi në shpërndarjen e shpejtë tek qytetet tjera. Nga dikasteri i shëndetësisë patën premtuar që do të porosisin edhe me 100 mijë teste të shpejta, por ende nuk ka asgjë konkrete nga ky furnizim.

 

Adnan Qaili-AlsatM

Read Previous

Osmani: Vazhdon komunikimi me Republikën e Bullgarisë

Read Next

Numbeo: Tetova numër një për ndotje, Ja disa nga shkaqet!

%d bloggers like this: